Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës, po zhvillon në datë 16 dhjetor 2024, aktivitetin trajnues me temë:
“Kufijtë e shqyrtimit të çështjes nga gjykata administrative. Kuptimi i vlerësimit të çështjes sipas situatës ligjore dhe faktike ekzistuese në kohën e kryerjes së veprimit administrativ apo në kohën e marrjes së vendimit. Ushtrimi i diskrecionit nga organi publik dhe kufijtë e shqyrtimit të tij nga gjykatat administrative. Kontrolli gjyqësor mbi (dis)proporcionalitetin e ndërhyrjes së organit publik, si dhe ndaj veprimeve administrative të kryera nga organet “quasi gjyqësore”. Hetimi gjyqësor në raport me hetimin administrativ në gjykimin e kësaj kategorie të çështjeve, në vështrim të nenit 37 të ligjit nr. 49/2012”.
Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:
Ekspert: Z. Sokol Sadushi, Znj. Altina Nasufi
Lehtësues: Z. Sokol Ibi
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti trajnues është analiza e kufijve të shqyrtimit të çështjes nga gjykata administrative, shmangies së dyzimit për referimin në ligjin e zbatueshëm për zgjidhjen e çështjes, hapësirës së vlerësimit të diskrecionit të organit publik si dhe të proporcionalitetit të masës, që synohet të arrihet në konsolidimin e praktikës gjyqësore.
Gjatë këtij aktiviteti po trajtohen tema të ndryshme si:
- Kuptimi i vlerësimit të çështjes sipas situatës ligjore dhe faktike ekzistuese në kohën e kryerjes së veprimit administrativ apo në kohën e marrjes së vendimit.
- Ushtrimi i diskrecionit nga organi publik dhe kufijtë e shqyrtimit të tij nga gjykatat administrative.
- Kontrolli gjyqësor mbi (dis)proporcionalitetin e ndërhyrjes së organit publik, si dhe ndaj veprimeve administrative të kryera nga organet “quasi gjyqësore”.
- Hetimi gjyqësor në raport me hetimin administrativ në gjykimin e kësaj kategorie të çështjeve, në vështrim të nenit 37 të ligjit nr. 49/2012",
- Diskutim i ligjit dhe i rasteve praktike referuar vendimeve gjyqësore, etj.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet trajnues janë gjyqtarë të gjykatave administrative si dhe avokat shteti.
Gjeni quizet në linqet më poshtë:
https://vazhdues.magjistratura.edu.al/quiz/qsm_quiz/kazus-1-16-12-24/
https://vazhdues.magjistratura.edu.al/quiz/qsm_quiz/kazus-2-16-12-24/
https://vazhdues.magjistratura.edu.al/quiz/qsm_quiz/kazus-3-16-12-24/